Shqipëria

Shqipëria mirëpret festivalin e saj të parë “Digital Nomad”


Pak vende kanë qenë të hapura ndaj nomadizmit digjital dhe udhëtarëve të rinj si Shqipëria.

Duke qenë njëra nga dy vendet evropiane ku shtetasi amerikanë mund të jetojnë deri në një vit pa asnjë kërkesë tjetër përveç kombësisë së tyre, Shqipëria po pret konferencën e saj të parë “Digital Nomad” në Tiranë.

Nomadët digjitalë janë persona që jetojnë në mënyrë shtegtuese ndërsa punojnë në distancë duke përdorur teknologjinë dhe internetin.

Shqipëria ka vite që po atribuohet si një destinacion kryesor evropian.

Duke pranuar me krenari pozicionin e saj si një nga destinacionet nomade më të vlerësuara në Evropë, Shqipëria po organizon festivalin, me shpresën për të tërhequr udhëtarë afatgjatë që punojnë në distancë dhe kanë udhëtuar në të gjithë Evropën.

Veprimtaria do të mbahet midis datave 14 dhe 16 shtator në Tiranë dhe do të kryesohet gjithsej nga 47 folës me prejardhje dhe fusha të ndryshme ekspertize.

Lista është vërtet mjaft e gjerë, por një nga të ftuarit më të famshëm është Dean Kuchel si Mjeshtër i Ceremonisë – i ashtuquajturi “Mbreti i Nomadëve Digjitalë”.

Kuchel është themeluesi i njohur i “Digital Nomads Israel”, një komunitet me mbi 35 mijë njerëz, duke udhëtuar nëpër botë që nga viti 2014.

Lona Alia, themeluesja e “Y Combinator” dhe Drejtoresha e të Ardhurave të SafetyWing është gjithashtu pjesë e panelit, së bashku me emra të tillë në ‘nomadverse’ si Andreas Wil Gerdes, Giani Bianchini dhe shumë të tjerë.

Alyne Tamir, influencerja në rritje, sipërmarrëse mikpritëse e Dear Alyne Retreats dhe entuziastja e udhëtimeve me më shumë se 3 milionë ndjekës do të marrë pjesë gjithashtu, si dhe Kashlee Kucheran, ekspertja e udhëtimeve, CEO dhe bashkëredaktore e Travel Off Path.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore