Sport

Shqipëri – Itali, formacionet zyrtare


Shqipëria do të përballet me Italinë në ndeshjen e parë miqësore të muajit nëntor.

Kuqezinjtë do të jenë nikoqir i kampionëve në fuqi të Evropës, ku ndeshja do të luhet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Air Albania”.

Tani janë publikuar formacionet zyrtare, ky dyja kombëtaret do të zbresin në fushë me lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion.

Armando Broja, Myrto Uzuni dhe Nedim Bajrami do ta përbëjnë sulmin e Shqipërisë.

Në mesfushë do të jenë Hysaj, Abrashi, Bare dhe Lenjani.

Mbrojtja përbehet nga Ismajli, Kumbulla dhe Mihaj, derisa në portë është Etrit Berisha.

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, nga minuta e parë ka startuar me Grifo, Raspadori dhe Zaniolo në sulm.

Mesfusha e italianëve përbehet nga Dimarco, Tonali, Verratti, dhe Di Lorenzo.

Ndërsa tresha e mbrojtejes përbëhet nga Bonucci, Bastoni dhe Giorgio Scalvini dhe në portë është Meret.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore