Shqipëria

Shpërthimi i bombulës së gazit vret një 50-vjeçar në Vlorë


Një incident i rëndë është regjistruar të premten e 1 shtatorit në Vlorë, ku shpërthimi i një bombule gazi në banesë ka vrarë një 50-vjeçar.

Kështu bëjnë të ditur autoritetet, duke sqaruar se në vendngjarje po shkojnë grupi hetimor dhe shërbimet e policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Salla Operative e DVP Vlorë ka marrë një telefonatë nga një shtetas, se në banesën e shtetasit D.G (komshiu), dyshohet se aksidentalisht ka plasur një bombul gazi dhe është dëmtuar i zoti i banesës shtetasi D. G, rreth 50 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital”, vëren Policia në njoftimin e saj zyrtar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore