Lajme

Shpërthim në një klub nate në Azerbajxhan, një i vdekur dhjetëra të plagosur


Një person ka vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi në një klub nate në kryeqytetin e Azerbeixhanit, Baku.

“Shpërthimi në klubin Location në Baku besohet se ishte shkaktuar nga një rrjedhje gazi, por hetimi është duke vazhduar”, tha zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Ehsan Zahidov, për Associated Press.

Ndërsa zyra e prokurorit të përgjithshëm njoftoi se 31 persona pësuan lëndime të ndryshme.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Parviz Abubekirov, theksoi se 24 persona ishin shtruar në spital, shumica prej tyre me djegie në pjesë të ndryshime të trupit.

Në anën tjetër, shërbimet e urgjencës lëshuan një deklaratë duke thënë se zjarrfikësit u thirrën në klubin në qendër të qytetit në orën tre të mëngjesit dhe e shuan zjarrin përpara se të përhapej.

Videoja e postuar në rrjetet sociale tregonte dhjetëra persona në panik, disa prej të cilëve të lënduar jashtë klubit, i cili duket se ishte dëmtuar rëndë nga shpërthimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore