Vende

58% më shumë turistë në hotelet shqiptare gjatë shkurtit


Viti 2024 qartësisht është më i mirë për turizmin se sa viti paraardhës 2023, i cili në vetvete ishte një rekord historik për Shqipërinë, me mbi 10 milionë vizitorë të huaj.

Por, në 2024-ën, duket se shifrat do të thyhen ndjeshëm.

Sipas një publikimi të fundit nga Instituti i Statistikave INSTAT, vërehet një rritje e ndjeshme e netëve të qëndrimit dhe e vizitorë të huaj në hotele, duke kapur shifrën e 58% më shumë gjatë shkurtit 2024.

Turistët po vijnë në numër më të lartë, por ndërkohë po qëndrojnë edhe më gjatë në Shqipëri, nëse i referohemi publikimit mbi strukturat akomoduese në shkurt.

“Numri i netë qëndrimeve gjithsej nga ana tjetër është rritur me 53,2 %, në krahasim me Shkurtin 2023. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i netë qëndrimeve nga rezidentët është rritur me 18,2 %; numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 83,6%” vlerëson INSTAT.

Sa i takon vizitorëve gjatë muajit Shkurt 2024, është shënuar rritje e numrit të tyre gjithsej me 23,7 %, krahasuar me Shkurtin 2023.

“Numri i vizitorëve jo-rezidentë, të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër, ka shënuar rritje me 73,9%. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 60,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jo-rezidentë, të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 57,0 %”, nënvizon publikimi.

Lidhur me rajonet në muajin shkurt 2024  numri më i lartë i vizitorëve rezulton: në “Rajonin Qendër“ (66,3 %). Sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare”  INSTAT raporton se 69,7 % e tyre ishin të vendosur në këtë pjesë. Ndëkrohë që 96.4% ishin të akomoduear në “Hotele dhe akomodime të ngjashme”.

Netë qëndrime

Gjatë muajit Shkurt 2024, numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 53,2% në krahasim me muajin Shkurt 2023. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 99,6 %.

Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 2,2 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 83,5 %Në muajin Shkurt 2024, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar: • sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (67,3 %); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (69,1 %);  sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (96,8 %).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore