Libra

Shkrimtari Zogaj sjell një libër për pajtimin e gjaqeve


Kopërtina e librit “Lëvizja Kombëtare e Pajtimit të Gjaqeve-Malishevë, Kuvendi i Bubavecit”

Shkrimtari, Habib Zogaj, ka sjell diçka të re në fushën e pajtimit të gjaqeve, ku u angazhuan shumë intelektual që t’i pajtonin shqiptarët e hasmuar mes veti.

Zogaj, sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës ka bërë promovimin e librit “Lëvizja Kombëtare e Pajtimit të Gjaqeve-Malishevë, Kuvendi i Bubavecit”, duke sjell në një rrëfim ngjarjet e atëhershme që ndodhën.

Është e pamohueshme përkrahja nga familja. Ju zotohem se pasi ta keni lexuar do t’i kem parasysh të gjitha këshillat”, tha ai.

Edhe veprimtari, Mehmet Rukiqi, tha se vepra e Zogajt përmbush të gjithë kriteret e një libri, edhe në aspektin gjuhësor por edhe letrar.

“Vepra si e tillë i plotëson të gjitha kushtet gjuhësore, letrare dhe paragrafët më të nevojshme kjo i plotëson. Ne aspektin teorik letrat të veprës Kuvendi i Bubavecit do të theksoi moment e folklorit”, tha Rukiqi.

Po ashtu ai ka përmendur edhe të burgosurit politik dhe faljen e gjaqeve.

“Kur s’mund të studiojmë historinë pa ndihëm e folklorit. 59 vjet më parë kryesisht të burgosur politik të kryejnë amanetin e Ramadan Shabanit që ne të jemi të pajtuar. S’ka fitore pa pajtim dhe s’ka luftë pa pajtim”, tha ai.

Ndërsa me 1 maj të vitit 1990 konsiderohet si simbol i pajtimeve të gjaqeve, ku nënë lëndinën e quajtura Verrat e Llukës u pajtuan shumë familje të hasmuar ndërmjet veti dhe falin gjaqet e familjarëve të tyre.

Procesin e pajtimit të gjaqeve e ka udhëhequr veprimtari i Çështjeve Kombëtare, Anton Çeta.

Kopërtina e librit “Lëvizja Kombëtare e Pajtimit të Gjaqeve-Malishevë, Kuvendi i Bubavecit”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore