Lajme

Shkencëtarja nga Prizreni që refuzoi milionat për ta mbajtur produktin origjinal


Ajtene Krasniqi, është një ndër emrat më të mëdhenj të grave në shkencë, e cila zbuloi solucionin me origjinë bimore kundër bakteres “Echeria Coli”.

Iniciativën për të nisur rrugëtimin e këtij zbulimi, e pati pasi pësoi vdekje klinike nga Penicilini, i cili njihej si shpëtimtari i baktereve dhe viruseve.

Hulumtimet e saj, Krasniqi i nisi në vitin 1994, të cilat zgjatën për katër vjet me radhë.

Menjëherë pas luftës, ajo pati trokitur në dyert e institucioneve të vendit për ta ndihmuar, mirëpo ata që i dhanë mbështetje janë ndërkombëtarët e vendosur në rajonin e Prizrenit.

Krasniqit, iu ofruan shumë oferta nga vendet evropiane pas konstatimit që ilaçi i saj ishte i veçantë, por ajo nuk i pranoi.

Për të ky rrugëtim nuk ishte aspak i lehtë sepse para tri vitesh ajo mbajti një muaj paraburgim, nën dyshimin se ka prodhuar produkte të dëmshme, mirëpo tani ajo është bashkëpunëtore e amerikanëve për tregun ndërkombëtar.

Ilaçi i saj prodhohet në një fabrikë të certifikuar nga FDA dhe PMP (Good Manufacturing Practice), i cili tani mund të blihet nga të gjithë personat që kanë probleme të natyrës bakteriologjike, nga e gjithë bota, përfshirë edhe Kosovën, vendin nga ku e ka origjinën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore