Sport

Shkëmbim Pogba – Ronaldo?


Rikthimi i Allegri-t te Juventus-i ka lëvizur shumë pozitën e Cristiano Ronaldo-s.

Portugezi është më afër largimit sesa qëndrimit te bardhezinjtë.

Dhe, Juventus-i po shikon për mënyra se si mund ta mbulojë shitjen e tij.

Një prej tyre është formula e shkëmbimit, dhe një nga shkëmbimet e përmendura është ai me francezin e Manchester United-it, Paul Pogba.

Ky i fundit nuk ka gjetur formën e tij më të mirë që nga rikthimi te United, dhe një rikthim tjetër po duket i mundshëm për të.

Këtë radhë, ai do të rikthehet aty nga erdhi, te Juventus-i.

Kjo mund të jetë një lëvizje shumë e lehtë, sepse United gjithmonë ka ëndërruar për një rikthim të Cristiano Ronaldo-s, pa marrë parasysh moshën e portugezit.

Me Allegri-n që ka paraljmëruar se skuadrën e tij do ta ndërtojë rreth Dybala-s, epoka e Ronaldo-s në Torino duke drejt fundit.

Një tjetër shkëmbim i mundshëm është ai Ronaldo – Icardi, që për momentin është mohuar nga vet argjentinasi.

Për të dyja këto shkëmbime, Juventus do të kërkojë edhe para.

Se sa janë të gatshëm të negociojnë skuadrat e tjera, mbetet për t’u parë…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore