Shqipëria

Shkelën karantinën 14 ditore, 6 të gjobitur me 700 mijë lekë


Policia Kufitare  e Rinasit ndëshkoi gjashtë shtetas, me masën administrative 700 mijë  lekë secili. Këta shtetas  shkelën urdhërin e vetëkarantinimin të detyrueshëm 14 ditor,  që duhet të kryejnë shtetasit që vijnë nga Britania e Madhe.

Në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, datë 21.12.2020, për ndalimin e lëvizjes përmes rrugëve ajrore me Britaninë e Madhe, ku në pikën 2 të këtij urdhri thuhet se personat që kanë udhëtuar nga Britania e Madhe dhe hyjnë në Shqipëri, janë të detyruar të vetëkarantinohen për 14 ditë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë mbajtur një regjistër të veçantë për këta persona dhe kanë njoftuar komisariatet përkatëse të qyteteve ku këta shtetas kanë vendbanim.

Nga 1 janari deri më 5 janar, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë intervistimit dhe verifikimit të personave që dalin nga Shqipëria, konstatuan që gjashtë shtetas  kishin shkelur vetëkarantinimin e detyrueshëm.

Këta shtetas synonin të largoheshin nëpërmjet Rinasit për në destinacionin e tyre. Njoftohet se shërbimet e Policisë Kufitare nuk i kanë lejuar këta shtetas të udhëtojnë dhe i kanë gjobitur me masën administrative./AlbanianPost.com

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore