Film

Shitet për 300,000 dollarë fedora ngjyrë kafe e Harrison Ford në “Indiana Jones”


Brown Fedora

Kapela (fedora) ngjyrë kafe që Harrison Ford e ka veshur në filmin “Indiana Jones: Temple of Doom“, është shitur në një ankand për 300,000 dollarë.

Shtëpia e ankandeve “Prop Store” shiti kapelen në eventin tre-ditor të gjërave të “Indiana Jones”. Kapelja, e krijuar posaçërisht për pjesen e dytë të filmit “Indiana Jones”, vlerësohej të shitej midis 150,000 dhe 250,000 dollarë në ankand, shkruan “Hollywood Reporter”.

Kjo kapelë ishte krijuar nga “Herbert Johnson Hat Company”, kompania e njëjtë e cila ka dizajnuar kapelat edhe për filmin “Raiders of the Lost Ark”.

Artikuj të tjerë në ankandin tre-ditor të “Prop Store” përfshijnë skenarin e famshëm të Carrie Fisher nga “The Empire Strikes Back”, një Droid me telekomandë R2-SHP Light-up nga “Star Wars: The Rise of Skywalker” si dhe një kostum të Arnold Schwarzenegger nga “Terminator 2”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore