Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dy humbje jete nga coronavirus-i në Shqipëri, dhe kanë rezultuar pozitivë 451 persona.
Gjatë javës së fundit është parë një rritje serioze e rasteve të reja.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 54 pacientë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 55 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130 mijë e 755 që nga fillimi i epidemisë.
Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri, kanë humbur jetën 2 mijë e 468 qytetarë. Janë kryer 965 mijë e 137 testime totale dhe 5 mijë e 135 testime ditore.
Aktualisht janë 3 mijë e 375 raste aktive me COVID-19 në të gjithë vendin.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka bёrё apel qytetarëve pёr t’u vaksinuar, me qendrat shëndetësore dhe pikat e vaksinimit qё po ofrojnё shёrbimin kudo në vend.
Apeli i MSHMS-së erdhi pas identifikimit të variantit Delta dhe në Shqipëri, i cili sipas ekspertёve është më ngjitës dhe më lehtë i transmetueshëm.
Fushata e vaksinimit
Që prej datës 1 gusht fushata e vaksinimit masiv u vendos tё qёndrojё e hapur dhe pёr një muaj.
Kjo nismë i parapriu asaj tё datës 19-25 korrik, nё tё cilёn u vendos një javë e hapur e vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç.
E gjitha kjo ka ardhur në kuadër të fushatës “Shqipëria Buzëqesh”.
Deri më tani, Shqipëria ka vaksinuar mbi 1 milionë e 300 mijë qytetarë.
Po ashtu, mbi 500 mijë të tjerë kanë kryer të dyja dozat e vaksinës anti-COVID.
Aktualisht, Shqipëria administron mbi 1 milionë e 8 mijë vaksina. Vaksinat e përdorura janё: Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com