Kosova

Shefja e diplomacisë belge në Kosovë, takohet me homologen kosovare


Donika Gërvalla-Schwarz dhe Hadja Lahbib

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, do të presë të premten në takim ministren e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane, Tregtisë së Jashtme dhe Institucioneve Federale të Kulturës së Belgjikës, Hadja Lahbib, ka njoftuar të enjten diplomacia kosovare.

Kryediplomatet do të zhvillojnë një takim dypalësh në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Prishtinë, ka bërë të ditur diplomacia kosovare nëpërmjet një komunikate për shtyp, ku edhe do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media pas takimit.

Belgjika ka bërë thirrje për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE). E mbështetja dhe mirëkuptimi i Belgjikës janë konsideruar thelbësore për Kosovën dhe rrugën e saj euroatlantike.

Vizita e shefes së diplomacisë belge në Kosovës vjen pak ditë pas vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në një kohë kur situata e sigurisë në rajon është rënduar, posaçërisht pas sulmit terrorist të paramilitarëve serbë në pjesën veriore të Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore