Lajme

Shefi i FMN-së për Kosovën: ATK ka bërë arritje në aktivitetet ekonomike


Logoja e Fondit Monetar Ndërkombëtar në selinë në Uashington.

Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Kosovën, Gabriel Di Bella, deklaroi se Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë arritje në formalizimin e aktiviteteve ekonomike.

Ai këtë konstatim e bëri gjatë një paraqitje virtuale për media.

Tutje, Di Bella ka theksuar se, “Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë punë shumë të mirë edhe gjatë periudhës së pandemisë në sistemin e deklarimit online, pasi për shkak të kufizimit të lëvizjes dhe rrezikut që kanosej shumicës së qytetarëve është dashur që pagesat t’i kryejnë në mënyrë elektronike”.

FMN është institucion i cili ka mbështetur në kontinuitet ATK-në, përkrahja çdoherë ka qenë në fusha specifike, të cilat kanë avokuar projekte të ndryshme me interes krucial për institucionin e ATK-së karshi tatimpaguesve.

Shefi i FMN-së për Kosovën, Gabriel Di Bella

ATK ka bërë të ditur se, “digjitalizimi i pothuajse 98 për qind të shërbimeve ndaj tatimpaguesve janë prioritet i vazhdueshëm i ATK-së, ku në këtë drejtim janë duke u zhvilluar edhe dy komponentë shumë të rëndësishme, të cilat do të ngrisin në nivel edhe më të sofistikuar ATK-në”.

Më 12 nëntor, FMN ka thënë se ka ulur parashikimin e rritjes ekonomike globale për këtë vit në 5.9 për qind.

Në këtë ulje ka ndikuar pasiguria për përfundimin e pandemisë së Coronavirusit, më parë FMN-ja kishte parashikuar rritje ekonomike prej 6 për qind.

Sipas kësaj organizate me seli në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në këtë ulje të parashikimit kanë ndikuar edhe ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit që u përkeqësuan nëpër qendrat prodhuese të Azisë, si dhe pabarazitë në shkallën e vaksinimit midis vendeve të pasura

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore