Lajme

Shefi i BE-së në Serbi për themelimin e Asociacionit: Është çështje urgjente


Emanuele Giaufret, Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret, thotë se propozimi evropian për Kosovën është një “mundësi historike” dhe se është “lajm i madh” që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “u pajtuan se nuk ka nevojë për diskutime të mëtejshme për propozimin e BE-së”.

“Megjithatë, suksesi vjen me zbatimin aktual të marrëveshjes. Pas takimit, Përfaqësuesi i Lartë e BE-së theksoi se të gjitha marrëveshjet e mëparshme nga dialogu mbeten të vlefshme dhe detyruese dhe kjo përfshin natyrisht, themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe ne do të vazhdojmë të insistojmë në këtë çështje urgjente”, tha Giaufret në një intervistë për gazetën serbe pro qeveritare Kurir.

Ai tha se “duhet të shihen anët pozitive të kësaj marrëveshjeje të re, “sepse ajo mund të sjellë mundësi të reja ekonomike përmes rritjes së ndihmës financiare, bashkëpunimit të biznesit dhe investimeve të reja në Kosovë dhe Serbi.

“Do të jetë gjithashtu një pikë kthese në procesin e integrimit të Serbisë në BE”, shtoi ai.

Sipas tij, Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, do të vazhdojë përpjekjet e tij diplomatike në mars në Beograd dhe Prishtinë për ta përgatitur takimin e ardhshëm të nivelit të lartë.

“Ne të gjithë duhet të punojmë së bashku për të zbatuar të gjitha marrëveshjet”, theksoi Giaufret.

Pa pranimin e udhërrëfyesit s’ka marrëveshje, ideja e BE-së është që Kurti e Vuçiç ta nënshkruajnë atë në mbledhjen e Këshillit Evropian

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore