Lajme

Shefi i BE-së krenar me punën e FSK-së në Turqi: Shpëtuan 4 jetë


Ekipi i kërkim-shpëtimit në Turqi

Përveç presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, punën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjegjësisht ekipit të kërkim-shpëtimit, e ka përshëndetur edhe shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social në Twitter, diplomati çek, ka përgëzuar ushtarakët e FSK-së të cilët po ndihmojnë autoritetet turke pas tërmetit vdekjeprurëse në Turqi.

“Dua të përshëndet përpjekjet e ekipit të kërkim-shpëtimit në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Turi gjatë 10 ditëve të fundit. Deri më tani ata kanë arritur të shpëtojnë katër jetë, përfshirë dy fëmijë. Krenar që shoh Kosovës duke iu bashkuar BE-së dhe përpjekjes ndërkombëtare të shpëtimi”, ka shkruar Szunyog në Twitter.

Në anën tjetër presidentja Osmani, ka falënderuar ushtarakët e FSK-së për trimërinë e treguar në misionin e kërkim-shpëtimit në Turqi.

“Heroizmi i treguar nga Forca jonë e Sigurisë na kujton dhembshurinë dhe solidaritetin e popullit tonë për të qëndruar krah për krah me miqtë tanë në kohë sfiduese. Faleminderit FSK që në tërë këtë dhimbje e trishtim, na jepni shkëndija shprese. Jemi krenar me ju”, kishte shkruar ajo në rrjetin e saj social në Facebook.

Ministria e Mbrojtjes ka dërguar ekipet e FSK-së në Turqi, për të ndihmuar në operacionin e kërkim-shpëtimit.

Ata janë vendosur në Hatay të Turqisë, një nga zonat më të prekura nga tërmeti shkatërrues.

Ekipet e kërkim-shpëtimit të FSK-së janë dëshmuar të suksesshëm në Turqi duke qenë një nga ekipet më efikase në shpëtimin e personave të mbetur nën rrënoja pas tërmetit shkatërrues.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore