Aplikacione

Shefi ekzekutiv i LinkedIn paralajmëron reduktimin e 716 vende pune


LinkedIn është firma më e fundit e teknologjisë që ka bërë shkarkime nga puna, duke mbyllur kështu 716 role prej 20 mijë punëtorëve gjithsej.

Shefi ekzekutiv i platformës, Ryan Roslansky, njoftoi se kjo bëhet si pjesë e ndryshimeve që synojnë të përgjigjen kushteve ekonomike dhe ta bëjnë biznesin më të shkathët.

“Me tregun dhe kërkesën e klientëve që luhaten më shumë, dhe për t’i shërbyer më efektivisht tregjeve në zhvillim dhe rritje, ne po zgjerojmë përdorimin e shitësve”, tha ai. “Ne po heqim gjithashtu shtresat, duke reduktuar rolet e menaxhimit dhe duke zgjeruar përgjegjësitë për të marrë vendime më shpejt”.

LinkedIn ka rreth 20,000 punonjës në mbarë botën.

LinkedIn Has a New CEO: Ryan Roslansky Was Weiner's First Hire

Ndër ndryshimet e tjera, ata po zgjerojnë përdorimin e shitësve, heqin shtresat dhe reduktojnë rolet e menaxhimit, dhe zgjerojnë përgjegjësitë për të marrë vendime më shpejt.

Në një njoftim të ndarë, LinkedIn gjithashtu tha se do të mbyllë aplikacionin InCareer me bazë në Kinë nga 9 gushti.

LinkedIn Launches New Service Called InCareer for Chinese Users / Digital Information World

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore