Lajme

SHBA-të s’e duan që BIA serbe të udhëhiqet nga Vulin, raporton N1


Aleksandër Vulin

Beogradi zyrtar, siç shkruan një ndër mediumet e pakta opozitare në Serbi “N1”, duke u thirrur në burime diplomatike, po merr sinjale të fuqishme se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk janë të pajtimit që Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit (BIA) të udhëhiqet nga, Aleksandër Vulin.

N1, nga burime diplomatike të besueshme po raporton se ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Christopher Hill, i ka thënë Ministritë të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, se bashkëpunimi me BIA-n do të “ngrijë thellësisht” në periudhën e ardhshme dhe se pas bisedimeve në Uashington është konstatuar se zgjidhja e personelit në Agjencinë e Informacionit paraqet një problem të madh për SHBA-të.

Nga ana tjetër, sipas N1, Hill ka deklaruar se SHBA-të dëshirojnë të intensifikojnë bashkëpunimin me disa departamente të tjera të Qeverisë së Serbisë, përshirë Ministrin e Brendshëm.

“Hill i tha Daçiç’it se së shpejti do të organizonte një vizitë për ministrinë e Punëve të Brendshme Bratislava Gashiç në Uashington”.

Gashiç, ishte drejtor i BIA-s deri në zgjedhjen e Qeverisë së re në Serbi, kur u zëvendësua nga Aleksandër Vulin, i cili është përkrahës i hapur i politikës ruse.

“Gjatë kohës si ministër i Brendshëm, Vulin pati disa takime me Sekretarin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, Nikola Patrushev, me të cilin ra dakord të bashkëpunonte në luftën e përbashkët kundër kryengritjeve popullore”, shkruan më tej N1.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore