Lajme

SHBA-të akuzojnë anëtarin e IRGC-së që do të vriste Pompeon dhe Boltonin


Shtetet e Bashkuara akuzuan një anëtar të Korpusit elitar të Gardës Revolucionare të Iranit të mërkurën për komplot vrasjeje ndaj John Bolton dhe Mike Pompeo.

Bolton ishte këshilltari për sigurinë kombëtare të ish-presidentit Donald Trump ndërsa Pompeo ishte sekretari amerikan i shtetit.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”.

Departamenti i Drejtësisë pretendoi se Shahram Poursafi, i njohur gjithashtu si Mehdi Rezayi, 45 vjeç, nga Teherani, po planifikonte të vriste Bolton-in.

Kjo, si hakmarrje për vdekjen e Qassem Soleimani, një komandant i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit të vrarë në një sulm me dron amerikan në janar të vitit 2020.

Poursafi ishte gjithashtu i përgatitur të paguante 1 milion dollarë për një “punë” të dytë, tha departamenti.

Sekretari i Shtetit i kohës së Trump, Mike Pompeo ishte objektivi i dytë, sipas Morgan Ortagus.

Ky i fundit, shërbeu si zëdhënës i Departamentit të Shtetit gjatë mandatit të tij.

Irani nuk ka një traktat ekstradimi me Shtetet e Bashkuara dhe Poursafi mbetet i lirë.

FBI-ja publikoi të mërkurën posterin me nënshkrimin “i kërkuar” përbri kredencialeve të iranianit.

Teherani zyrtar dënoi sakaq lëvizjen e SHBA-ve.

Washington-i nuk beson se akuzat duhet të ndikojnë në bisedimet me Teheran-in.

Kjo, për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, sipas së cilës Irani frenoi programin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve, tha një zyrtar amerikan në kushte anonimiteti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore