Lajme

SHBA-Rusi/ Ambasadori amerikan do të largohet nga Moska ndërsa tensionet rriten


Ambasadori i Uashingtonit në Moskë ka njoftuar të martën e 20 prillit, se ai do të kthehet në SHBA për konsultime, disa ditë pasi qeveria ruse rekomandoi që ai të largohej nga vendi gjatë asaj që tha se ishte një “situatë jashtëzakonisht e tensionuar”.

Largimi i John Sullivan do të lërë ambasadat e të dy vendeve pa diplomatët e tyre të lartë në një moment vendimtar.

Uashingtoni dhe Moska së fundmi kanë njoftuar sanksione të reja, një ndërtim ushtarak rus pranë Ukrainës dhe shqetësime në lidhje me shëndetin e liderit të opozitës Alexei Navalny ndërsa ishte në paraburgim.

“Unë besoj se është e rëndësishme për mua të flas drejtpërdrejtë me kolegët e mi të rinj në administratën e Biden në Uashington për gjendjen aktuale të marrëdhënieve dypalëshe midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë”, tha Sullivan në një deklaratë të martën.

“Gjithashtu, unë nuk kam parë familjen time për më shumë se një vit, dhe kjo është një arsye tjetër e rëndësishme për mua që të kthehem në shtëpi për një vizitë. Unë do të kthehem në Moskë në javët e ardhshme përpara takimit midis presidentëve Biden dhe Putin”.

Biden dhe Putin diskutuan një samit të mundshëm javën e kaluar. Por Kremlini ka thënë se do të duhej kohë për t’u organizuar dhe do të ishte “e pamundur” të mbahej në javët e ardhshme.

Rusia tërhoqi ambasadorin e saj në Uashington, Anatoly Antonov, për konsultime në mars pasi Biden deklaroi se Putin-i ishte “një vrasës”.

Duke shtuar se Putin-i do të “paguante një çmim” për ndërhyrjen e tij gjatë zgjedhjeve të vitit 2020 në SHBA. Ndërhyrje të pretenduara nga SHBA-ja.

Mrrëdhënia SHBA-Rusi

Administrata e Biden javën e kaluar dëboi 10 diplomatë rusë.

Si dhe njoftoi sanksione gjithëpërfshirëse kundër Rusisë për ndërhyrjen e pretenduar të zgjedhjeve dhe rolin e saj në zinxhirin e furnizimit SolarWinds.

Ishte dëbimi më i madh i diplomatëve rus që nga helmimet në Salisbury të vitit 2018.

Rusia si kundërpërgjigje dëboi 10 diplomatë amerikanë dhe shënjestroi operacionet e ambasadës amerikane, duke rekomanduar gjithashtu ambasadorin të largohej nga vendi. Ndërsa Sullivan nuk u dëbua.

Nga analistët duket se presioni i qeverisë ruse ndikoi në vendimin e tij për t’u larguar përkohësisht nga vendi.

Ambasadori i fundit i SHBA-së që u dëbua nga vendi ishte George Kennan.

Ky i fundit u shpall person-non-grata nga Bashkimi Sovjetik nën udhëheqjen e Stalin-it në vitin 1952.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore