Lajme

Hovenier: Kosova të bëjë progres në dialog – ose s’mund të hyjë në BE dhe NATO


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka theksuar se Qeveria e Kosovës pa bërë progres në dialog me Serbinë, nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

“Kosova nuk do të mund të bëhet anëtare e BE-së; Kosova nuk do të jetë në gjendje të tejkalojë Partneritetin për Paqe për t’u bërë anëtare e NATO-s – dy synimet themelore që SHBA-ja pret që ajo t’i realizojë – pa bërë përparim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, deklaroi Hovenier gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët kosovarë në Prishtinë.

Ai ka insistuar që Qeveria e Kosovës ta zbatojë marrëveshjen e Ohrit, derisa ka shtuar se “ShBA-ja ka një përkushtim të fortë afatgjatë ndaj popullit të Kosovës”.

“Prandaj, kërkojmë nga Kosova që tash për tash të zbatojë marrëveshjen e Ohrit. Të lëvizë shpejt, qëllimisht, për të çuar përpara negociatat për të krijuar një Asociacion të komunave me shumicë serbe”, shtoi ai.

Hovenier ka potencuar se “jemi të interesuar të shohim procesin që ecën përpara”, por ka treguar se “është  i shqetësuar sa i përket situatës në Veri.

“I kemi kërkuar edhe Qeverisë së Serbisë të marrë masa për të arritur shtensionim në Veri të Kosovës. Ne duam të shmangim trazira, kërcënime të dhunës, dhe gjëra të tjera të cilat pengojnë aftësinë tonë për të punuar me palët për t’u fokusuar në objektivat strategjike, që është zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, nga të dyja palët”.

Ai tha se Kosova është zotuar se do të përmbushë pikat e rëna dakord mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe emisarit evropian Miroslav Lajçak, në Bratisllavë për shtensionimin e situatës në veri, dhe se SHBA-ja e mirëpret dhe e sheh këtë si hap pozitiv drejt shtensionimit.

“Pyetja se si do të mbahen zgjedhjet në Veri është pyetje e brendshme për Kosovën. Se a bëhet kjo bëhet përmes dorëheqjes së kryetarëve të komunave, ose nëse bëhet përmes një procesi ku votuesit votojnë për t’i larguar kryetarët aktualë [peticioni]…ne jemi të interesuar vetëm të shohim procesin qe po ecën para”, theksoi ambasadori amerikan.

SHBA-ja s’e mbështetë as “Shqipërinë së Madhe” dhe as “Serbinë e Madhe”: S’ka ëizatim të kufijve shtetërorë

Po ashtu Hovenier, ka thënë se ShBA-të nuk e mbështesin “Shqipërisë e Madhe” dhe as “Serbisë e Madhe”, por as ndryshimin e kufijve në Ballkan.

“Është shumë me rëndësi dhe dua ta lexojë fjalë për fjalë qëndrimin e qeverisë amerikane për këtë, që ta bëjë të qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e mbështesin Shqipërinë e Madhe dhe nuk e mbështesim as Serbinë e Madhe”, tha Hovenier.

Këto komenti ai bëri pasi vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që bëri në Maqedoninë e Veriut, ku u shfaq flamuri “Autocstonus” në Tetovë, çka nxiti edhe reagimet e krerëve të shtetit maqedonas dhe presidenti të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Megjithatë, diplomati amerikan ka potencuar se do të flas për specifikat e vizitës së Kurit në Maqedoni e Veriut, por është shprehur i qartë se shteti që ai e përfaqëson, nuk e mbështet ëizatimin e kufijve.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e mbështesin ri-vizatimin e kufijve shtetërorë në rajonin e Ballkanit. Çdo përpjekje për të bërë diçka të tillë do të ishte kundërproduktive dhe destabilizuese . ShBA-të të mbështesin fuqishëm integritetin territorial të të gjitha vendeve në Ballkanin Perëndimor përfshirë Kosovën”, shtoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore