Lajme

SHBA: Hetim zyrtar për sigurinë e 765 mijë automjeteve Tesla


Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rregullatorët e sigurisë automobilistike kanë thënë të hënën e 16 gushtit se kishin hapur një hetim zyrtar të sigurisë në sistemin e ndihmës Autopilot të Tesla-s pas një serie përplasjesh që përfshinin automjetet e emergjencës.

Agjencia e lajmeve, “Reuters”, tregon se Administrata Kombëtare e Sigurisë për Trafikun e Autostradave (NHTSA) ka zbuluar se që nga janari i vitit 2018, kishte identifikuar 11 aksidente në të cilat përfshiheshin modelet e Tesla-s.

Gjithashtu ka zbuluar se kishte raporte për 17 të plagosur dhe një vdekje në ato aksidente.

NHTSA ka dalluar se 11 aksidentet përfshinin katër të ndodhura këtë vit dhe më së fundi një muajin e kaluar në San Diego. Kjo kishte hapur një vlerësim paraprak të Autopilot-it të Tesla-ve Model Y, X, S, dhe 3 nga viti 2014 deri në vitin 2021.

“Automjetet e përfshira në çështje u konfirmuan të gjitha se ishin të përfshirë në Autopilot ose Traffic Aware Cruise Control gjatë qasjes ndaj përplasjeve”, ka thënë NHTSA në një dokument që hap hetimin.

Për hapjen e hetimit, autoriteti ka zbuluar se ai mbulon rreth 765 mijë automjete Tesla në Shtetet e Bashkuara.

Vitet e fundit, NHTSA-ja ka dërguar ekipe të shumta të veçanta të hetimit të aksidenteve për të shqyrtuar një seri aksidentesh të makinave Tesla.

Ajo ka bërë me dije se hetimi “do të vlerësojë teknologjitë dhe metodat e përdorura për të monitoruar, ndihmuar dhe zbatuar angazhimin e shoferit me detyrën dinamike të drejtimit gjatë operimit të Autopilot-it”.

“Reuters” shkruan se për shkak se NHTSA-ja mund të kërkojë një tërheqje, së pari duhet të vendosë të përmirësojë një hetim paraprak bazuar në një analizë inxhinierike.

Lidhur me Autopilot-in, i cili merret me disa detyra drejtimi dhe lejon shoferët të mbajnë duart larg timonit për periudha të gjata, ishte duke operuar në të paktën tre automjete Tesla të përfshira në aksidente fatale në SHBA që nga viti 2016.

Masat mbrojtëse të sistemit

Për këtë, Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) e ka kritikuar mungesën e garancive të sistemit nga Tesla.

Në shkurt të vitit 2020, drejtori i teknologjisë autonome të drejtimit të Tesla-s, Andrej Karpathy, ka identifikuar një sfidë për sistemin e tij Autopilot se si të dallohet kur ndizen dritat emergjente të një makine policie të parkuar.

“Ky është një shembull i një detyre të re për të cilën ne do të donim të dinim”, ka thënë Karpathy në një konferencë.

Në një nga rastet, një mjek ishte duke parë një film në telefon kur automjeti i tij u përplas me një ushtar shtetëror në Karolinën e Veriut.

Në muajin qershor, NHTSA-ka ka treguar se kishte dërguar ekipe për të shqyrtuar 30 aksidente të Tesla-s që përfshinin 10 vdekje që nga viti 2016, ku dyshohet se ishin përdorur sisteme të avancuara të ndihmës së shoferit.

Përmes një deklarate, autoriteti ka rikujtuar shoferët se “asnjë automjet komercial i disponueshëm nuk është i aftë të drejtojë vetveten”.

Gjithashtu ka shtuar se “disa veçori të avancuara të ndihmës në vozitje mund të promovojnë sigurinë duke ndihmuar shoferët të shmangin përplasjet dhe të zbusin ashpërsinë e aksidenteve që ndodhin, por si me të gjitha teknologjitë dhe pajisjet e automjeteve, shoferët duhet t’i përdorin ato në mënyrë korrekte dhe me përgjegjësi”.

Në janar të vitit 2017, NHTSA-ja ka mbyllur një vlerësim paraprak për Autopilot-in e Tesla-s që mbulonte 43 mijë automjete pa ndërmarrë asnjë veprim pas një hetimi gati shtatë mujor.

Në atë kohë, NHTSA-ja ka thënë se “nuk identifikoi ndonjë defekt në modelimin ose performancën” e Autopilot-it dhe “as ndonjë incident në të cilin sistemet nuk funksionuan siç ishte projektuar”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore