Vende

Shangai hap hotelin e dytë më të lartë në botë


Është ndërtuar hoteli i dytë më iu madh në botë pas Burj Khalifa-s,në Shangai,i cili dominon një lartësi prej 632 metrash në kryeqytetin e Kinës.

Hoteli luksoz zë katet e fundit të qiellgërvishtësish 128-katëshe, ndërtesa e dytë më e lartë në planet pas Burj Khalifa në Dubai.

Hoteli ka gjithsej 165 dhoma në katet e sipërme të Kullës 632 metra të lartë të Shanghai-t, të vendosur në zonën financiare të qytetit.

Hoteli gjithashtu pretendon se ka edhe ashensorin më të shpejtë në botë, që udhëton për 18 metra në sekondë.

Por i gjithë ky luks kushton, pasi për një natë në suitën më luksoze duhet të paguash 8763 euro. Megjithatë, për më pak të pasurit, ka edhe dhoma më “modeste”, me çmime deri 300 euro për natë.

Kulla e Shanghai-t është godina e dytë më e lartë në botë, pas Burj Khalifas në Dubai, që është 827 metra e lartë. Hapja e hotelit ishte shtyrë për shkak edhe të pandemisë së korona virusit, por tani gjërat kanë ndryshuar.

Në godinë gjenden në total shtatë restorante, bare, qendra spa.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore