Jetesë & Stil

Shakira reagon përmes avokatëve mbi akuzat për mashtrim të autoriteteve tatimore në Spanjë


Këngëtarja kolumbiane, Shakira përmes avokatëve të saj, ka lëshuar një deklaratë pas akuzave se ajo po përballet me një hetim të dytë për mashtrim të dyshuar tatimor.

Artistja, është treguar e rezervuar për mundësinë e më shumë problemeve financiare në pragun e saj, shkruan Marca, transmeton AlbanianPost.

Sipas raporteve, gjykatat në Spanjë e akuzojnë atë për mashtrim të autoriteteve tatimore mbi të ardhurave dhe tatimit mbi pasurinë në vitin 2018.

Ndërsa Shakira ka heshtur, ekipi i saj ligjor ka folur për të në këtë moment, duke treguar se si ndihet ajo në këtë kohë.

“Siç është thënë në shumë raste, Shakira mbron se ka vepruar gjithmonë në përputhje me ligjin dhe nën drejtimin e ekspertëve më të mirë tatimorë”, deklaruan avokatët dhe përfaqësuesit e saj për marrëdhëniet me publikun.

“Ekipi ligjor i këngëtares nuk do të bëjë asnjë koment derisa t’u arrijë njoftimi përmes kanaleve zyrtare dhe të përcaktuara ligjërisht”, kanë shtuar ata.

Në deklaratën e lëshuar për publik, u ritheksua fakti se ylli i hitit “Hips don’t lie”, është zhvendosur prej kohesh në Miami, derisa fokusi i saj mbetet karriera muzikore.

“Siç dihet publikisht dhe siç është njoftuar zyrtarisht Thesari Spanjoll, Shakira tani jeton në Miami, ndaj duhet të njoftohet personalisht në adresën e re, në përputhje të plotë me dispozitat e ligjit”, u tha në njoftim.

“Tani ajo është e fokusuar në jetën e saj artistike në Miami dhe është e qetë dhe e sigurt në një zgjidhje të favorshme për çështjet e saj tatimore”, u tha tutje.

Në anën tjetër, së fundmi, Shakira ishte kryetitull i mediave rozë, të cilat pretenduan se ajo ishte në një marrëdhënie të hapur me ish-burrin e saj, Gerard Pique.

Kësisoj, së fundmi gazetari spanjoll, Jose Antonio Aviles ka insistuar se ish-çifti kishte qenë në një marrëdhënie të hapur dhe reciprokisht të pranueshme, për tre vjetët e fundit para ndarjes së tyre.

“Ka pasur një marrëveshje të tipit ‘ti bën atë që dëshiron dhe unë bëj atë që dua unë’, por përballë mediave ne jemi ende një çift”, ka thënë ai për marrëveshjen e tyre të supozuar, sipas El Nacional de Catalunya, transmeton AlbanianPost.

“Pique nuk dëshiron spekulime se arsyeja e ndarjes ishte pabesia. Ai u befasua nga deklarata, sepse ajo që merr iniciativën është ajo”, ka shtuar ai.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore