“Shaka e madhe” – Selimi komenton propozimin e Kurtit për hartimin e një draft-statuti për Asociacionin
![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2023/10/petrit-selimi.jpg)
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, e ka cilësuar si një shaka të madhe deklarimin e fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, se është i gatshëm ta shkruaj një draft modern evropian për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe gjatë vitit 2024.
Ish-kryediplomati kosovar e ka cilësuar si shaka iniciativën e Kurtit, meqë ai, sipas tij, veçse e ka pranuar draft-statutin e Asociacionit i përpiluar nga vetë BE-ja, muaj më parë.
“Jo i befasuar. Pas 6 kushteve në vitin 2022, 3 parimeve në verën e vitit 2023, 5 pikë në fillim të vitit 2023, tash kryeministri i Kosovës sapo ka publikuar 7 pika të reja. Me ton disi të zemëruar ai thotë ‘do të shkruajë statutin e ri të Asociacionit’. Por ai ka pranuar gjithashtu propozimin e BE-së. Shaka. Shaka e madhe”, ka shkruar ai në platformën sociale, X.
Kurti, sipas Selimit, me këtë iniciativë është treguar gjithashtu jo serioz deri në ofendim.
“Për 2 vjet aleatët e Kosovës e kanë lutur që t’i ofrojë draft, gjë që ai me marrëzi refuzoi ta bënte. Ai duhej të pranonte draftin e BE-së”.
Shefi i ekzekutivit, të premten, në platformën sociale, Facebook, ka publikuar shtatë pika të reja në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve në vitin 2024 me Serbinë.
Në shkrimin e tij, ai ka renditur shtatë çështje, duke theksuar se prioritet absolut i Qeverisë është siguria për Kosovën.
Kurti ka ofruar, gjithashtu, mundësinë që vitin e ardhshëm ai të shkruajë një draft modern evropian të statutit të Asociacionit
Duke iu përgjigjur të deleguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili së fundi ka deklaruar se draft-statuti i Asociacionit është çështje e brendshme e Kosovës, Kurti ka thënë se ai mund ta shkruajë një draft-statut në bashkëpunim me ministrat Nenad Rashiç dhe Elbert Krasniqi.
“Draft statutin e Asociacionit mua më thuhej se duhet ta pranojë edhe Serbia (andaj qysh në takimin e Ohrit kam ofruar që ta shkruaj atë mbi tri parime, ofertë kjo që u refuzua nga Vuçiç). Sipas deklarimit të fundit të emisarit evropian Mirosllav Lajçak, meqë draft statuti na qenka veçse çështje e brendshme e Kosovës, në vitin e ardhshëm, unë mund ta shkruaj një draft modern evropian në konsultim me ministrat e mi Nenad Rashiç (Komunitete dhe Kthim) dhe Elbert Krasniqi (Administrimi i Pushtetit Lokal”, shkroi ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti uron Berset: Kosova thellësisht e përkushtuar për vlerat themelore të Këshillit të Evropës
-
Bajrami thotë se raporti që iu dërgua BE-së për Banjën është “faktik” dhe “bindës”
-
“Pa u sanksionuar Serbia, s’do të ketë dialog”: Kurti harron kushtin e vendosur vetë pas Banjskës
-
Sarrazin: Është në interes të Rusisë destabilizimi i Ballkanit Perëndimor