Sport

Sevilla vendos çmimin fillestar për Kounde-n


Klubi i Sevilla-s ka ulur pretendimet fillestare për talentin francez, Jules Kounde-n. Qendërmbrojtësi është në lupën e ekipeve të mëdha të Europës, ku interes më të madh kanë shfaqur Real Madrid-i dhe Manchester United-i.

Interesi i disa klubeve për qendërmbrojtësin, pritet të sjellë një lloji ankandi për të marrë shërbimet e tij. Sipas Mundo Deportivo-s, Sevilla që fillimisht kërkoi 80 milionë euro, tashmë e ka vendosur çmimin fillestar 65 milionë euro.

Kounde u aktivizua 49 ndeshje këtë sezon me Sevilla-n, ku arriti edhe katër gola dhe dy asistime. Së bashku me Diego Carlos-in, janë baza e qendrës së mbrojtjes në formacionin e Julen Lopetegui-t.

Ndërkohë, përveç Manchester United-it dhe Real Madrid-it, në garë janë futur edhe Manchester City dhe Chelsea, dy finalistët e Ligës së Kampionëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore