Sport

Serie A, ‘shtëpia’ e racizmit


Qendërmbrojtësi i Napoli-t, Kalidou Koulibaly, i është drejtuar rrjeteve sociale për të treguar edhe ai u sulmua në baza racore përballë Fiorentinës të dielën.

Incidenti ndodhi në pushimin mes pjesëve.

Victor Osimhen, Andre Zambo Anguissa dhe Koulibaly po i drejtoheshin dhomave të zhveshjes, kur u sulmuan nga tifozët në Firenze.

“Më kanë quajtur majmun i ndyrë”, shkruajti Koulibaly në Twitter.

“Këta njerëz nuk kanë të bëjnë asgjë me sportin, duhet t’i identifikojmë dhe t’i mbajmë larg çdo eventi”.

Sipas mediave italiane, Osimhen dhe Anguissa në mënyrë ironike qeshën kundër tifozëve që i abuzuan, mirëpo Koulibaly u përgjigj.

“Si më the”, pyeti ai.

“Majmun? Eja këtu dhe ma thuaj në fytyrë”.

Edhe pse të pranishmit u munduan ta qetësonin situatën dhe Fiorentina i kërkoi falje futbollistëve, zyrja e prokurorit federal po investigon këtë incident.

“Flisni me fëmijët, prindërit, tregojuni se sa e ndryrë është t’i urreni njerëzit në bazë të ngjyrës së trupit të tyre”, shkruajti Osimhen në rrjetet sociale.

Kjo nuk është hera e parë që sulmet në baza racore po ndodhin këtë edicion në Serie A.

Në fakt, tre javë më parë, një tifoz i Juventus-it fyejti keq portierin e Milan-it, Mike Maignan.

Juventus-i përdori kamerat e stadiumit për të identifikuar personin dhe pastaj e dënoi përjetë me mos pjesëmarrje në stadium.

Pas ndeshje, klubi i Milan-it po ashtu i doli në mbështetje Koulibaly-t, me një postim në Twitter.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore