Përballje

Serie A/ Juventus-i mposht Spezia-n, ndalet Napoli nga Lecce


Juventus-i ka shënuar fitore minimale me rezultat 1:0 ndaj Spezia-s, në ndeshjen e javës së katërt në Serie A.

Ekipit nga Torino i mjaftoi vetëm një gol i shënuar në minutën e nëntë nga Dusan Vlahovic për t’i arkëtuar tre pikë nga kjo ndeshje.

Deri në fund, bardhezinjtë dominuan ndeshjen dhe golin e radhës arritën ta shënojnë në minutat shtesë të ndeshjes.

Arkadiusz Milik ishte realizatori, duke shënuar në ndeshjen debutuese me fanellën bardhezi.

Kjo ishte fitorja e dytë e këtij edicioni për Juve-n, derisa ata numërojnë edhe po aq barazime.

Në ndeshjen tjetër, Napoli nuk arriti të fitojë në shtëpi përballë Lecce-s.

Zëvendësuesi i Amir Rrahmanit, Leo Ostigard, shkaktoi një penallti në minutën e 25-të, të cilën nuk arriti ta shndërrojë në gol Lorenzo Colombo.

Ndërsa, dy minuta më vonë, Napoli kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Eljif Elmas.

Megjithatë, Colombo e përmirësoi gabimin nga penalltia dhe në minutën e 31-të realizoi një super-gol nga distanca për ta barazuar rezultatin.

Në vazhdim, Napoli dominoi lojën, por ata nuk arritën ta thyenin mbrojtjen e Lecce-s, duke u mjaftuar me vetëm një pikë nga ky takim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore