Sport

Seria A/ Ndeshjet e ditës


Dita e shtunë do të ketë tre ndeshje në Serinë A italiane, për javën e 33 të saj.

Genoa do të presë Spezia-n në “Luigi Ferraris” duke filluar nga ora 15:00. Vendasit renditen të 14-ët në Serinë A, ndërsa miqtë renditen të 15-ët. Të dy ekipet kanë grumbulluar nga 33 pikë deri më tani.

Ndeshja e fundit në Serinë A, midis dy ekipeve përfundoi me fitoren e Genoa-s 1-2, në fushën e Spezia-s.

Në “Ennio Tardini”, duke filluar nga ora 18:00, Parma do të presë Crotone-n. Dy ekipet mbajnë përkatësisht, Parma vendin e 19-të dhe Crotone vendin e 20-të në Serinë A. Vendasit kanë 20 pikë, ndërsa miqtë kanë 15 pikë.

Ndeshja e fundit mes dy ekipeve, përfundoi me rezultatin 2-1 për Crotone-n.

Ndeshja e fundit në Serinë A për ditën e shtunë do të luhet në “Mapei Stadium” duke filluar nga ora 20:45. Sassuolo vendase do të presë Sampdoria-n. Vendasit renditen në vendin e tetë të Serisë A, kurse miqtë në vendin e nëntë.

Sassuolo ka grumbulluar 49 pikë deri më tani, ndërsa Sampi ka grumbulluar 42 pikë.

Ditën e diel do të luhen sfidat e mbetura në Serinë A: Benevento – Udinese, Fiorentina – Juventus, Inter – Hellas Verona, Cagliari – Roma dhe Atalanta – Bologna. Ditën e hënë do të luhen dhe dy ndeshjet e mbetura të javës së 33 në Serinë A: Torino – Napoli dhe Lazio – Milan.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore