Euro 2024

Serbia, viktima e parë e Anglisë në Euro 2024


Jude Bellingham

Anglia mposhti Serbinë me rezultat minimal 1:0 të dielën në mbrëmje, duke e nisur me fitore kampanjën Euro 2024 në Gjermani.

“Tre Luanët” kaluan në epërsi përmes Jude Bellingham i cili shënoi një gol të bukur me kokë në minutën e 13-të të ndeshjes.

Pas një harkimi nga krahu i djathtë nga Bukayo Saka, superylli i Real Madridit u shkëput dhe goditi saktë topin me kokë.

Anglia dominoi Serbinë prej fillimit të ndeshjes. Në pjesën e parë, anglezët shfaqën dukshëm më tepër sesa kundërshtarët.

Në pjesën e dytë, serbët u angazhuan në gjetjen e golit të barazimit, por pa sukses. Në fund, anglezët fituan 3 pikë të vlefshme.

Anglia e Serbia u përballen në kuadër të xhiros së parë të Grupit C të Euro 2024. Në Grupin C janë edhe Danimarka e Sllovenia.

“Tre Luanët” kanë 3 pikë në Grupin C, kurse Danimarka e Sllovenia nga një pikë. Serbia është e fundit pa asnjë pikë pas xhiros së parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore