Lajme

Serbia koordinon politikën e saj të jashtme me Rusinë, reagon Bugajski


Janusz Bugajski

Për anëtarin e lartë në Qendrën për Analizatë Politikave Evropiane, Janusz Bugajski, koordinimi i politikës së jashtme të Serbisë me atë të Rusisë, është i papranueshëm.

Në margjinat e sesionit të 77-të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviç dhe ai i Rusisë, Sergey Lavror kanë nënshkruar një marrëveshje për të koordinuar politikën e jashtme.

Për njohësin e dinamikave të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski, një koordinim i tillë duhet sanksionuar, pasi sipas tij Beogradi po mbështet kriminelët e luftës në Kremlin.

“Koha për të sanksionuar Serbinë. Beogradi mbështet kriminelët e luftës në Kremlin. Pse duhet të përfitojë nga çdo fond apo investim i taksapaguesve të BE-së”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social në Twitter.

Pas marrëveshjes Beograd-Moskë, ka reaguar edhe hulumtuesi nga Bosnja e Hercegovina, Jasmin Mujanoviç, i cili përmes një statusi në rrjetin e tij social në Twitter, ka shkruar se nuk është çudi që Serbia vazhdon ta koordinojë politikat e saj me regjimin kriminal të Vladimir Putinit.

Ai tutje ka thënë se nënshkrimi i një marrëveshje të tillë në mes të Serbisë dhe Rusisë do të duhej të ishte një alarm për Tiranën dhe Shkupin si dy shtete anëtare të NATO-s.

“Ajo që është për t’u çuditur është se si qeveritë kryesore perëndimore kërkojnë që Bosnja, Mali i Zi dhe Kosova t’i bashkohen nismës ‘Ballkani i Hapur’”, ka shkruar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore