Lajme

Serbia konfirmon arrestimin e ish-kryespiunit ukrainas


Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë njoftoi për ndalimin e shtetasit të Ukrainës A.N. I lindur në vitin 1982, i dyshuar për pastrim parash.

Sipas mediave lokale, ky është ish-shefi i departamentit të Sigurisë së Brendshme të Ukrainës, Andriy Naumov.

Lajmin e bëri të ditur Radio Svoboda, duke cituar mediat serbe.

“Ministria e Brendshme e Serbisë ka njoftuar ndalimin e shtetasit ukrainas A.N., (lindur në vitin 1982) si i dyshuar për pastrim parash. Mediat serbe thonë se është Andriy Naumov, ish-shefi i Departamentit të Sigurisë së Brendshme në Shërbimin e Sigurimit të Ukrainës”, shkruhet në artikull.

Sipas MPB-së serbe, së bashku me A.N., është ndaluar shtetasi gjerman A.A. (lindur 1986), i cili ishte drejtuesi i automjetit.

Burrat u arrestuan në kufirin me Maqedoninë e Veriut.

Në makinën që drejtonin iu gjetën 600 mijë euro, 125 mijë dollarë dhe të paktën dy smeraldë me vlerë.

Sipas ligjit, atyre u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh. Më pas ata duhet të paraqiten para një gjyqtari hetues.

Nga raportimet e mediave, shtetasi ukrainas nuk ka dashur të kërkojë ndihmë nga konsullata e Ukrainës, megjithëse e ka këtë të drejtë.

Vëzhguesit serbë spekulojnë se Naumov do të përpiqet të “bëjë pazar” me shërbimet serbe.

Kjo, pasi ai ka një mori informacionesh të rëndësishme për punët e brendshme të Ukrainës.

Akuzat bazohen në faktin se ministri i brendshëm serb Aleksandar Vulin punon ngushtë me Ministrinë e Brendshme ruse dhe mbron zgjerimin e marrëdhënieve të sigurisë me Moskën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore