Lajme

Serbia është fajtore për mos-ekstradimin e Svetozar Maroviç, thotë Presidenti i Malit të Zi


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukoanoviç

Me rastin e sanksioneve ekonomike të vendosura ndaj ish-kryetarit të bashkimit shtetëror të Serbisë dhe Malit të Zi, Svetozar Maroviq, të prezantuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç tha se mundi ta kuptojë shpjegimin e sanksioneve , por që, sipas tij, edhe më e rëndësishme është ekstradimi i tij nga Beogradi.

Por kjo gjë ka një adresë të stagnimit, e ai është shteti i Serbisë – tha Gjukanoviç.

Ai në konferencën për media tha se Mali i Zi dhe organet shtetërore treguan me atë rast pa kompromis në realizimin e zbatimit konsekuent të dispozitave të parimeve kushtetuese dhe ligjore.

“Deri më sot, obligimet e Serbisë nuk janë përmbushur. Duhet t’i bëhet thirrje Serbisë që të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshja për bashkëpunim juridik ndërkombëtar dhe t’u përgjigjet pritjeve të Malit të Zi”.

“Nuk më takon mua të komentoj pse Maroviç ishte në listën amerikane. Unë mund ta kuptoj shpjegimin e tyre në njëfarë mënyre, por më e rëndësishme është të identifikohet vendi i ngecjes, e ai është shteti i Serbisë”, tha Gjukanoviç në Cetinje pas bisedimeve me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Steve Pendarovski.

Ministria e Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave në Mal të Zi (MPJMP) të hënë sërish i ka dërguar një urgjencë Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë lidhur me kërkesën për ekstradimin e Svetozar Maroviçit.

“Është precedent që kërkesa për ekstradim të përsëritet në një periudhë më pak se gjysmë viti, sidomos duke pasur parasysh se kërkesa me urgjenca është ripërtërirë disa herë dhe nuk është marrë përgjigje, gjë që është veçanërisht e habitshme sepse bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën penale. Çështjet me Republikën e Serbisë zhvillohen në frymën e bashkëpunimit cilësor, në kohë dhe efikas”, thuhet në komunikatën e MPJMP.

Më 28 janar të këtij viti, MPJMP dërgoi një urgjencë në Ministrinë e Drejtësisë së Serbisë lidhur me kërkesën për ekstradimin e Svetozar Maroviçit.

Maroviq u arrestua në vitin 2015 dhe në mesin e vitit 2016 u pajtua me Prokurorinë Speciale të Malit të Zi për të vuajtur tre vjet e 10 muaj burg.

Ai pranoi gjithashtu t’i kthejë komunës së Budvës 1.1 milionë euro, të cilat prokuroria vlerësoi se i kishte futur në xhep, si dhe të paguante 100 mijë euro për qëllime humanitare.

Megjithatë, vetëm disa ditë pasi u lirua nga paraburgimi në maj 2016, Maroviç shkoi në Beograd dhe nuk u kthye më në Mal të Zi.

Arsyeja zyrtare ishte trajtimi psikiatrik për depresion. Ndaj tij është lëshuar një urdhër arresti.

Qeveria amerikane vendosi sanksione ekonomike ndaj ish-zyrtarit të lartë të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Svetozar Marović, për shkak të, siç u njoftua, aktiviteteve destabilizuese dhe korruptive në rajon.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) njoftoi se Svetozar Marović duhet të kthehet në shtëpi në Mal të Zi dhe të përballet me drejtësinë dhe publikun nga i cili u rrëmbye.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore