Lajme

Serbia do të prodhojë vaksina kineze dhe ruse


Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Serbisë

“Ne do të prodhojmë vaksina kineze dhe ruse”, kështu ka deklaruar Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë një interviste për gazetën austriake “Kleine Zeitung”.

Sipas Vuçiç, në ditët në vijim në Serbi do të hedhet gur themeli i një fabrike e cila do të prodhoj vaksina kineze.

“Brenda pak ditësh ne do të vendosim gurë e themelin e një fabrikë krejtësisht të re që do të prodhojë vaksinën kineze anti-COVID-19. Ne tashmë po prodhojmë një komponent të parë të vaksinës ruse Sputnik V dhe gjithashtu jemi duke punuar për ta prodhuar komponentit e dytë të po kësaj vaksine”, ka thënë Vuçiç.

Vuçiç, ka folur edhe për skepticizmin e qytetarëve për tu vaksinuar, duke thënë se ky dukuri është padyshim një problem universal.

“Unë vërtet nuk e kuptoj pse është kështu. Por teoritë e komplotit dhe mesazhet negative padyshim që gjithmonë përhapen më shpejt sesa ato pozitive. Rrjetet sociale gjithashtu luajnë një rol këtu, dhe fakti që njerëzit gjithashtu e shohin lirinë e tyre në qëndrimet të paarsyeshme”, ka thënë ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore