Lajme

Serbia ankohet se u dëmtua mbi 150 milionë euro nga ndalimi i eksportit në Kosovë


Ilustrim

Aleksandër Radovanoviç, kryetar i Qendrës për Bashkëpunim Rajonal në Odën Ekonomike të Serbisë (PKS), në një prononcim për agjencinë serbe të lajmeve “Beta” të hënën, njoftoi se për shkak të ndalimit të eksportit të mallrave serbe në Kosovë nga qershori i vitit 2023, deri më 1 janar 2024, ekonomia serbe pësoi dëme prej rreth 150 milionë eurosh.

Radovanoviç theksoi se nga aplikimi i masës së sigurisë nga Qeveria e Kosovës në qershor të vitit të kaluar, ku ndaloi hyrjen e kamionëve me targa serbe në territorin e Kosovës dhe importin e mallrave nga Serbia, më së shumti kanë humbur kompanitë që kanë fabrika në Serbi dhe eksportojnë produkte të kompletuara, përfshirë produktet ushqimore dhe higjienike.

Qeveria e Kosovës më 14 qershor ndaloi hyrjen e kamionëve me targa serbe dhe importin e mallrave serbe për arsye sigurie, veçanërisht pas kidnapimit të tre policëve kufitarë të Kosovës nga policia serbe, të cilët më pas ishin liruar për t’u mbrojtur. Qeveria e Kosovës vendosi që asnjë mall nga Serbia të mos lejohet të futet në Kosovë, derisa lejohet lënda e parë.

Disa qytetarë serbë të Kosovës, shumica afaristë të vegjël, protestuan në Mitrovicën e Veriut – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën verore të vendit, kundër ndalimit të importit të mallrave nga Serbia dhe konfiskimit të mallrave serbe nga Policia dhe Dogana e Kosovës, ndërsa patën nisur edhe një peticion për largimin e masës së ndalimit të mallrave serbe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore