Lajme

“Serbët në Kosovë kanë më shumë të drejta se në Kroaci” – Intervistë e Albanian Post me Ermina Lekajn, synon mandatin e tretë si deputete në Kroaci


Ermina Lekaj synon të rizgjidhet deputete për herë të tretë në Kuvendin e Kroacisë.

Në një intervistë për Albanian Post, ajo ka theksuar se ka punuar shumë si ligjvënësve për t’i përmirësuar të drejtat e komunitetit shqiptar.

Po ashtu, Lekaj thotë se krenohet edhe me kontributin e saj për ta ndihmuar Kosovën për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare.

Ndërkaq kur pyetet për presionin ndërkombëtar ndaj Qeverisë për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe më Kosovë, Lekaj potencon se serbët e Kosovës kanë më shumë të drejta se ata që jetojnë në Kroaci.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore