Jetesë & Stil

Scott Disick tregon këshillat e fituara nga familja Kardashian


Scott Disick - Figurë publike

Personaliteti i famshëm amerikan, dhe ish i dashuri i Kourtney Kardashian, Scott Disick, i cili ka qenë pjesë e “Keeping Up with Kardashians” për më shumë se një dekadë, ka treguar se nga familja e famshme ka përfituar disa këshilla të dobishme për jetën e tij në përgjithësi.

Një nga këshillat që Disick ka marrë nga familja Kardashian është “të dukurit gjithmonë në formë dhe mirë”.

Scott Disick dhe Kourtney Kardashian.

“Mësova nga vajzat është që të dukeni gjithmonë më mirë, sepse ka një probabilitet të lartë që dikush të ju fotografoj pa dijeninë tuaj, pavarësisht se ku jeni”, tha sipërmarrësi 38-vjeçar në një intervistë për “Page Six”.

Mes tjerash, Disick, ka treguar që përpiqet që gjithmonë të qëndroj i kuruar kur është pranë daljes në kamera.

Ai ka thënë se ka një rutinë të kujdesit ndaj vetes, duke i kushtuar rëndësi maksimale flokëve dhe lëkures së tij.

Spott, i cili është njihet për linjën e tij të bluzave “Talentless”, ku së fundmi ka krijuar partneritet me kompaninë ndaj kujdesit të flokëve “Common Beauty”, ka treguar se është këngëtari Maluma inspirimi që kishte për të ndryshuar stilin e tij të flokëve.

“Për shkak të suksesit të markës sime të veshjeve, Talentless, mendova se ishte koha për t’u zgjeruar dhe për të hyrë në diçka ndryshe. Doja të bëja diçka që iu pëlqen si burrave ashtu edhe grave për flokët e tyre”.

Maluma dhe Scott Disick

“Madje, kam prerë flokët dhe ngjyrosur ato, si këngëtari që e pëlqej shumë, Maluma”, ka thënë ai, teksa ka zbuluar se i ka lyer flokët në biond platin me një prerje pothuajse identike me yllin e këngës “Sobrio”.

“Unë shkova në Miami dhe u shoqërova me mikun tim Maluma, dhe ai gjithmonë ka flokët më të mirë – kështu që ai më dha frymëzimin për të provuar dhe eksperimentuar, dhe ishte shumë argëtuese”, përfundoi Scott.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore