Sport

Sainz, rinovimi me Ferrari-n shumë afër


Ferrari dhe Carlos Sainz janë shumë afër që të arrijnë marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Kokëkuqja është shumë e lumtur me performancën e tij, dhe kërkon që ai të mbetet në bolidin e kuq të paktën deri në vitin 2024.

Sainz u bashkua me Ferrari-n në fillim të këtij viti.

Smooth Operator siç quhet Carlos Sainz, përfundoi në vendin e pestë vetëm në vitin e parë në Ferrari.

Ai është “më i miri nga të tjerët”, pra piloti që përfundoi menjëherë pas dysheve të Mercedes dhe RedBull.

Sainz në sezonin e tij të parë me Ferrari-n, siguroi katër podiume, aq sa kishte edhe Lando Norris dhe dy më shumë se shoku i skuadrës, Charles Leclerc.

Carlos Sainz ka një kontratë deri në vitin 2022 me Ferrari-n, pra logjikisht, sipas letrës, ai po i drejtohet vitit të fundit me skuadrën nga Maranello.

Mirëpo, sipas raportimeve të sotme, Sainz dhe Ferrari janë shumë afër që të arrijnë marrëveshje për rinovim.

Ferrari i ka ofruar pilotit spanjoll një kontratë 1+1, pra një vit me vitin e dytë në kontratë që varet nga performanca e vitit 2023.

Sainz shihet si një pilot që mund të sjellë titullin përsëri në Itali dhe Spanjë – dhe me parashikimet për sezonin e ardhshëm, Ferrari pritet të kthehet në luftë për titull.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore