Jetesë & Stil

Sa më pak tregon aq me tërheqëse bëhesh


Studiuesit Javid Sadr dhe Lauren Krowicki, të cilët botuan artikullin “Perceptimi i fytyrës kërkon një sfidë”, zbuluan se paraqitja e një informacioni më të pakët, ngjall më shumë interes. Ata zhvilluan një eksperiment me tre seri, në të cilin pjesëmarrësit u renditën sipas tërheqjes që shkaktonin.

Në mënyrë të veçantë, ata zbuluan se ndërsa imazhet e fytyrave ishin të paqarta, me kontrast të zvogëluar, ose gjysmë të errësuara, tërheqja e fytyrës, në krahasim me fytyrat që ishin më pak të degraduara, u rrit shumë.

E paqarta është e bukur

Shumica e njerëzve që përdorin media sociale ose platforma virtuale të komunikimit kanë vërejtur opsionet e ndryshme të filtrave në dizpozicion. Sadr dhe Krowicki zbuluan se ‘turbullimi’ i fytyrave rrit atraktivitetin e perceptuar deri në nivelin maksimal të pjesëmarrësve me imazh të paqartë.
Ata zbuluan se efekti i tërheqjes së turbullt vazhdon të rritet pothuajse deri në pikën ku fytyrat e njohura mund të bëhen të panjohshme.


Tërheqja e Asimetrisë 

Teoria, që fytyra asimetrike tërheq bie. Studiuesit vërtetojnë që duke parë vetëm gjysmën e një fytyre ishte më mirë se të shihje tërë fytyrën.

Intriga në pak informacion

Sadr dhe Krowicki vërejnë se ajo që ata e quajnë “efekti i pjesshëm i informacionit”, duket se sjell një “paragjykim kurioz” përballë pasigurisë dhe madje edhe errësirës, e cila na frymëzon të imagjinojmë më të mirën.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore