Lajme

‘Rusia tani duket e gatshme të bombardojë qytetet për t’i nënshtruar”


Zyrtarët e SHBA-ve dhe NATO-s që monitorojnë luftën në Ukrainë vunë re një ndryshim të theksuar në fillim të kësaj jave në strategjinë e Rusisë – domethënë, se Rusia tani duket e gatshme të “bombardojë qytetet për t’i nështruar”, gjë që mund të shkaktojë viktima të konsiderueshme civile, tha një zyrtar i lartë i inteligjencës perëndimore për “CNN”.

“Armët më të rënda nuk janë vetëm më të rënda në peshën e tyre, ato janë gjithashtu më të rënda për sa i përket dëmit që mund të shkaktojnë”, tha zyrtari duke shtuar se, “dhe ata janë shumë më pak diskriminues. Pra, më shumë viktima”.

Sipas tij është një qasje shumë e vrazhdë. Ai tha se përvoja e tij me udhëheqjen ruse dhe Putin-in “më shtyn të gjykoj se ata kanë një standard krejtësisht të ndryshëm kur bëhet fjalë për respektimin e jetës njerëzore”.

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar ditët e fundit se strategjia e Rusisë dukej se po kalonte nga fokusimi kryesisht në objektivat ushtarake në shënjestrimin e civilëve, mes të kuptuarit se një plan fillestar për të kapur shpejt Kievin dhe për të rrëzuar qeverinë kishte dështuar.

Për të ndjekur zhvillimet e ditës së nëntë të luftimeve, kliko KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore