Lajme

Rusia ndërpret sërish evakuimin nga Mariupol-i me bombardime


Forcat ajrore ruse filluan një sulm në Mariupol, duke mos i lënë njerëzit të dilnin nga qyteti.

Ky lajm bëhet i ditur nga “Pravda Ukraina” që citon burime zyrtare nga Regjimenti Azov.

“Veçanërisht për evakuimin e civilëve në Mariupol përgjatë një rruge të vetme, mbrojtësit e qytetit morën një sërë masash: pastrimin e rrugës nga minat, heqjen e barrierave inxhinierike dhe më shumë”, raporton regjimenti.

Sipas tyre, në këto momente, pa e lënë Mariupol-in jashtë qytetit, armiku nisi një sulm në këtë drejtim.

Më herët, autoritetet dhanë “ok” për evakuimin e civilëve nga Sumy. Atyre iu dha një “korridor i gjelbër” duke filluar fazën e parë të evakuimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore