Lajme

Rusia liron 10 të huaj që luftuan në Ukrainë pas ndërmjetësimit saudit


Ministria e Jashtme saudite njoftoi të mërkurën suksesin e një ndërmjetësimi, të udhëhequr nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman bin Abdulaziz, për një shkëmbim të të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia zyrtare saudite “SPA”.

Moska liroi dhjetë të burgosur nga Maroku, Shtetet e Bashkuara, Britania, Suedia dhe Ukraina.

Njoftimi shtoi se autoritetet përkatëse në Arabinë Saudite i transportuan të burgosurit nga Rusia në Mbretërinë dhe po punojnë për kthimin e tyre në shtëpitë e tyre.

Ministria shprehu mirënjohjen e qeverisë saudite për homologët e saj rusë dhe ukrainas për bashkëpunimin dhe përgjigjen e tyre ndaj përpjekjeve të kryera nga Princi i Kurorës Mohammed për lirimin e të burgosurve.

Bëhet fjalë për britanikët Sean Pinner dhe Ayden Aslin, kroatin Vekoslav Prebig, marokenin Brahim Saadoun, amerikanët Alexander Druke, Andy Hun dhe Suedi Murekezi – ndalimi i tyre nga pushtuesit rusë u raportua publikisht në media.

Nuk dihet ende nëse Ukraina liroi të burgosurit rusë të luftës në këmbim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore