Lajme

Rusia krizën në Afganistan e diskuton me SHBA-të, Kinën dhe Pakistanin


Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavror

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavror, dhe sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, gjatë ditës së hënë kanë diskutuar ngjarjet e fundit në Afganistan përmes telefonit duke u dakorduar që për situatën e krijuar në Afganistan të vazhdohen bisedimet në mes të Kinës, Pakistanit dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Gjatë telefonatës Blinken ka informuar Lavrov-in për veprimet që administrata amerikane po ndërmerr në Afganistan sidomos për evakuimin e stafit të ambasadës amerikane dhe zgjidhjen e çështjes humanitare në këtë vend.

Ndërsa Lavrov gjithashtu ka folur edhe me homologun tij kinez, Wang Yi, në lidhje me koordinimin politik në mes të dy shteteve rreth situatës në Afganistan si dhe implikimet kinez në këtë vend.

“Kryediplomatët kanë ranë dakord të vazhdojnë konsultimet me përfaqësuesit e Kinës, Pakistanit, vendeve të tjera të interesuara dhe OKB-së për të lehtësuar krijimin e bazave për një dialog gjithëpërfshirës ndër-afgan në kushtet e reja”, thuhet në njoftimin e ministrisë së punëve të jashtme të Rusisë, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Në anën tjetër në kryeqytetin Kabul të Afganistanit po veprojnë vetëm tri ambasada të huaja, ajo e Rusisë, Kinës dhe Pakistanit.

Të gjithë vendet tjera kanë evakuuar personelin e ambasadave të tyre.

Vendi i fundit që e tërhoqi stafin diplomatik nga Kabuli ishte India.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore