Lajme

Rusia ka dorëzuar në Kiev një “dokument paqeje”, thotë Peskov


Zëdhënësi i Kremlin-it, Dmitry Peskov, ka deklaruar se autoritetet ruse i kanë dorëzuar Kiev-it zyrtar një “draft dokument paqeje me formulim të qartë”.

Lajmin e bëri të ditur agjencia ukrainase “Unian”, e cila citoi agjencinë ruse “Ria”.

“Si pjesë e procesit të negociatave, pala ukrainase mori një draft dokument me formulim të qartë. Topi është në anën e Kiev-it, Moska pret një reagim”, u shpreh Peskov.

Sipas tij, Ukraina nuk po nxiton të përgjigjet.

“Ata nuk po bëjnë më të mirën e mundshme, pasi nuk kërkojnë të intensifikojnë procesin”, shtoi zëdhënësi i Kremlin-it.

Më herët, Mykhailo Podolyak, këshilltar i kreut të zyrës së Presidentit pranoi se bisedimet me Rusinë në fakt “ishin ngrirë”.

Ai nuk mund të parashikonte se kur do të zhvillohet raundi tjetër i bisedimeve të drejtpërdrejta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore