Shqipëria

Rusi, Navalny ‘humbet ndjesinë e këmbëve dhe duarve’


Shëndeti i udhëheqësit të opozitës në Rusi, Alexey Navalny, i cili prej tre muajsh ndodhet në burg, po përkeqësohet.

Avokati i tij, Vadim Kobzev, të mërkurën e 7 prillit ka deklaruar se ai ka filluar të humbasë ndjesinë në këmbë dhe duar.

Kobzev tha se Navalny, i cili po ndiqet penalisht mbi të kaluarën e tij nacionaliste, në një burg kolonial në një “zonë gri”, është diagnostikuar me dy hernie diskale.

“Alexey po ecën vetë. Ai ndjen dhimbje gjatë ecjes. Është shumë shqetësuese dhe më se e qartë që sëmundja po përparon sa i përket humbjes së ndjeshmërisë në këmbë, pëllëmbë dhe kyçet e dorës”, shkruan në Twitter, Kobzev.

Javën e kaluar, Navalny filloi një grevë urie, për të kërkuar trajtimin e duhur për dhimbjet akute të shpinës dhe këmbëve.

Shtëpia e Bardhë tha se nga rezultatet e raporteve, shëndeti i tij i përkeqësuar është shqetësues.

Në fillim të kësaj jave, Navalny u transportua në spitalin e burgut, pasi paraqiti komplikacione shëndetësore, me vështirësi në frymëmarrje. Ai kishte kollë dhe temperaturë të vazhdueshme.

Në një postim në Instagram, Navalny tha se autoritetet e burgut po përpiqeshin të minonin grevën e tij të urisë, duke pjekur pulë pranë tij, si dhe i vendosur ëmbëlsira në xhepat e rrobave të tij.

Gjithashtu të mërkurën, sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se administrata e Biden e konsideroi burgosjen e Navalny “të motivuar politikisht dhe një padrejtësi të rëndë”.

Ai bëri thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm.

Më herët, grupi i të drejtave të njeriut Amnesty International, tha se Navalny ishte burgosur në kushte që shkojnë deri në torturë.

Aktivistët thonë se burgu është i njohur për kushtet e tij veçanërisht të vështira dhe kjo mund të çojë në humbjen e jetës së tij.

Avokatët e Navalny-s, të cilët e kanë vizituar atë në paraburgim, thonë se nuk ka mjekë në burgun ku ndodhet ai dhe njësia mjekësore drejtohet nga një ndihmës i vetëm.

Javën e kaluar, shërbimi i burgut rus mohoi pretendimet e Navalny-s, se ai nuk po merrte trajtimin e duhur, duke thënë se atij i ishte dhënë “e gjithë ndihma e nevojshme mjekësore në përputhje me komplikacionet e tij shëndetësore”.

Të hënën, ai tha se deri në tre persona nga njësia e tij ishin dërguar në spital me tuberkuloz kohët e fundit. Pretendim që shërbimi i burgut rus e mohoi.

Navalny-s iu dha një dënim me kusht në vitin 2014. Dënim, i cili u pa gjerësisht si i motivuar politikisht.

Nga dënimi me kusht, u mor vendimi për burg në shkurt 2021, pas kthimit të tij nga Gjermania, ku ai ishte duke marrë trajtim, pasi u helmua me agjent kimik shumë të rrezikshëm, Novichok.

Kujtojmë se Alexey Navalny është helmuar në gusht të vitit 2020 me një agjent kimik shumë të rrezikshëm. Hamendësohet se autoritetet ruse janë përgjegjëse. Gjithsesi, asgjë nuk është e konfirmuar.

Ai u rikthye në janar për t’u përballuar në gjykatë me akuzat që rëndonin mbi të.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore