Sport

Rummenigge përgënjeshtron interesimin për Haaland-in


Karl-Heinz Rummenigge, shefi i Bordit Ekzekutiv të Bayern Munich-i, iu përgjigj spekulimeve se bavarezët do të transferojnë Erling Haaland-in.

Haaland-i është duke bërë një sezon të jashtëzakonshëm si në Bundesligë, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Performancat e mira të lojtarit kanë tërhequr vëmendjen e të gjithë ekipeve të mëdha europiane, mes të cilave edhe Bayern-i.

Por, Rummenigge ka hedhur poshtë spekulimet se ylli i Borussia Dortmund-it, do të bëjë një lëvizje në Mynih.

“Nuk e di nga vijnë këto thashetheme”, theksoi Rummenigge për Sport Bild.

“Unë mund të them vetëm një gjë: Ne kemi futbollistin më të mirë në botë në atë pozicion. Robert Lewandowski ka kontratë deri në 2023 dhe duke parë profesionalizmin e tij, mënyrën se si stërvitet dhe se si e mban trupin në formë, jam i bindur se fundi i karrierës së tij nuk është akoma në horizont”.

I pyetur nëse kjo do të thotë se nuk ka vend për Haaland-in, Rummenigge u përgjigj:

“Siç e thashë, ne kemi futbollistin më të mirë në botë, Robert Lewandowski-n. Ai është në rrugën e duhur për të mposhtur rekordin e Gerd Muller-it, me 40 gola, në një sezon në Bundesligë dhe është në kulmin e karrierës së tij”, shtoi Rummenigge.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore