Shqipëria

Rrumbullaku takohet me shefin e Interpol-it, në fokus siguria në vend


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku u takua të premten e 5 majit me shefin e Interpol-it, Jürgen Stock për të diskutuar mbi prioritetet e sigurisë në vend dhe në rajon.

Lajmi u bë i ditur nga zyrtari i Interpol-it, duke cituar statusin e tij në median sociale “Twitter”.

“Takimi i mirë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Një mundësi për të diskutuar prioritetet e tij të sigurisë dhe për të identifikuar se ku INTERPOL mund të rrisë mbështetjen për të arritur objektivin tonë të përbashkët – duke e bërë Shqipërinë, rajonin e Ballkanit dhe botën një vend më të sigurt”, shkruan ai.

Jürgen Stock u emërua Sekretar i Përgjithshëm i INTERPOL-it në nëntor 2014 dhe u riemërua në tetor 2019.

Kjo, për të shërbyer një mandat të dytë pesë-vjeçar. Ai ka mbi 40 vjet përvojë në polici.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore