Shqipëria

Rritje me mbi 50% e numrit të net qëndrimeve të vizitorëve në prill


Këtë prill, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 35,1 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të njëjtën ecuri ka ndjekur si numri i vizitorëve rezident që është rritur me 34,5 për qind dhe numri i vizitorëve jo-rezident që është rritur me 35,7 për qind.

Krahasuar me prillin e kaluar, numri i net qëndrimeve gjithsej është rritur me 59,0 për qind.

Ngjashëm është edhe për numrin e net qëndrimeve nga rezident që është rritur me 44,2 për qind dhe numrin e net qëndrimeve nga jo-rezident që është rritur me 72,3 për qind.

Kështu rezulton në një raport të fundit nga Instituti i Statistikave (INSTAT).

Vizitorë dhe netë qëndrime gjithsej(numër në mijë)

Vizitorët

Gjatë muajit prill të këtij viti është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 35,1 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i vizitorëve rezident që janë akomoduar në Rajonin e Veriut ka shënuar rritjen më të lartë prej 62,0 për qind.

Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 56,0 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Numri i vizitorëve rezident që janë akomoduar në “Hapësirat për kampingje, për parqe, për çadra ose rulota argëtimi” ka shënuar rritjen më të lartë prej 2,6 herë.

Numri më i lartë i vizitorëve sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ rezulton 50,1 për qind, sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” 58,9 për qind dhe sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” 97,3 për qind.

Vizitorëjo-rezident sipas shteteve (%)

Net qëndrime

Gjatë muajit prill të këtij viti, numri i net qëndrimeve gjithsej është rritur me 59,0 për qind në krahasim me prillin e kaluar.

Numri i net qëndrimeve të vizitorëve rezident që janë akomoduar në Rajonin e Veriut ka shënuar rritjen më të lartë me 72,4 për qind.

Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 52,6 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Numri i net qëndrimeve të vizitorëve rezident që janë akomoduar në “Hapësirat për kampingje, për parqe, për çadra ose rulota argëtimi” ka shënuar rritjen më të lartë prej 2,7 herë.

Numri më i lartë i net qëndrimeve, për këtë prill, sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ është realizuar me 54,2 për qind, kurse sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” me 55,3 për qind.

Ndërkaq, sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” 96,5 për qind.

Netë qëndrime nga jo-rezident sipas shteteve(%)

Norma neto e shfrytëzimit

Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues që matin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë.

Gjatë këtij prilli, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 10,2 për qind, kundrejt 7,7 për qind që ishte prillin e vitit 2021.

Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 9,4 për qind, kundrejt 6,2 për qind që ishte asokohe.

Norma neto eshfrytëzimit (%)

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore