Një rrahje është raportuar të mërkurën se ka ndodhur një ditë më parë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku dy punonjës të QKUK-së janë rrahur me njëri-tjetrin.
Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku është thënë se i janë shkaktuar lëndime të rënda trupore.
“QKUK- Prishtinë 17.10.2023-14:20 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit fizik viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Edhe zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, në një përgjigje për Albanian Post ka bërë të ditur se i dyshuari është punonjës në QKUK.
“Ju njoftojmë se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një person (punonjës në QKUK), për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘Lëndimi i rëndë trupor’, sipas KPRK-së”, tha Ulaj.
Ndërsa, potencoi se janë duke u ndërmarrë veprimet hetimore në koordinim me institucionet relevante.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mesazhi i Kurtit pas fitores ndaj Qipros: Nga një gol për secilin gol të pranuar kundër Rumanisë, një më shumë për ata që besuan
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it patrullojnë në Leposaviq
-
Kilaj kërkon leje nga Gjykata Speciale që t’i kalojë pushimet në Shqipëri
Lajmet kryesore
-
Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ opozitën, Tavos i hapet rruga e betimit
-
Arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës dhe zv.kryetarin, SPAK: Shkelën ligjin për ndërtimin e 2 rrugëve
-
Hapa të kujdesshëm nga Kievi dhe Moska për planin e paqes të Scholz, por kancelari kritikohet brenda vendit
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit