Përballje

Roma futet në zonën Champions, mposht Spezia-n në udhëtim


Roma ka shënuar fitore shumë të vlefshme në ndeshjen e javës së 19-të në Serie A, duke e mposhtur në udhëtim Spezia-n me rezultat 0:2.

Kryeqytetasit e hapën sfidën në minutën e fundit të pjesës së parë, kur Stephan El Shaarawy shënoi pas asistimit të Paolo Dybala-s.

Me të filluar pjesa e dytë, Dybala asistoi për herë të dytë në këtë ndeshje, këtë herë për Tammy Abraham, i cili e dyfishoi epërsinë.

Në vazhdim të ndeshjes, dyja skuadrat patën disa raste të mira për të shënuar edhe më shumë gola, por djemtë e Jose Mourinho-s e menaxhuan mirë ndeshjen, kështu duke i marrë tre pikë shumë të rëndësishme.

Me këtë fitore, Roma tani futet në zonën Champions (vendin e katërt) me 37 pikë, aq sa ka edhe Inter-i i vendit të tretë, por zikaltrit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në ndeshjen e radhës, Roma do të përballet në derbi ndaj Napolit të vendit të parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore