Sport

Roma arrin marrëveshje për transferimin e Rui Patricios


Portieri i Kombëtares së Potrugalisë, Rui Patricio, do të jetë transferimi i radhës i klubit nga kryeqyteti italian, Roma.

Sipas mediave italiane, 33-vjeçari portugez pritet të mbërrijë në Romë, gjatë ditës së hënë për të kryer vizitat mjekësore, pastaj të firmosë kontratën dhe menjëherë të nisë përgatitjet nën urdhrat e trajnerit Jose Mourinho.

Për transferimin e Patricios, Roma do të paguajë 10 milionë euro te skuadra angleze e Wolverhampton, e cila ka në pronësi kartonin e portierit portugez.

Kujtojmë që Patricio, para se të transferohej në Angli, ai mbrojti portën e skuadrës së Sporting Lisbon për 12 vite.

Derisa, ai është portier i Kombëtares së Portugalisë që nga viti 2010, me të cilët ka realizuar 97 paraqitje.

Pas arritjes së marrëveshjes për Patricion, Roma largoi në huazim portierin Pau Lopez, në drejtim të skuadrës së Marselle, teksa edhe portieri suedez, Robin Olsen së shpejti do të nënshkruajë me skuadrën e Atletico Madrid.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore